Dita përmbyllëse e Konferencës së Sigurisë në Mynih nis të dielën me debate të fokusuara te roli i Evropës në një realitet global gjithnjë e më të paqëndrueshëm.
Udhëheqësit pritet të diskutojnë mbi bashkërendimin e sigurisë, sfidat e konkurrencës ekonomike dhe mbrojtjen e vlerave demokratike.
Programi i mëngjesit hapet me panelin me titull “Evropianët Mblidhen! Agjencia Rivendosëse në një Botë më të Ashpër”, ku marrin pjesë shefja e politikës së jashtme të BE-së, Kaja Kallas, presidenti i Letonisë, Edgars Rinkevics, zëvendëssekretarja e përgjithshme e NATO-s, Radmila Sekerinska, si dhe delegatja e ministres franceze të Forcave të Armatosura, Alice Rufo.
Në këtë diskutim pritet të analizohet pozicionimi strategjik i Evropës përballë sfidave të reja globale dhe mënyra se si kontinenti mund të forcojë rolin e tij në arenën ndërkombëtare, shkruan Anadolu.
Më pas, një sesion i veçantë do t’i kushtohet qëndrueshmërisë ekonomike dhe konkurrueshmërisë, me pjesëmarrjen e presidentes së Bankës Qendrore Evropiane, Christine Lagarde, dhe kryeministrit të Estonisë, Kristen Michal.
Në vijim, figura të tjera të rëndësishme politike, përfshirë kryeministrin kroat Andrej Plenkoviç, ministrin e Financave të Norvegjisë, Jens Stoltenberg, si dhe sekretaren e Jashtme në hije të Mbretërisë së Bashkuar, Priti Patel, do të diskutojnë mbi sfidat që prekin vlerat demokratike dhe unitetin politik në Evropë.
Paneli i fundit do të fokusohet në perspektivën e rendit të ardhshëm global dhe kontributin e brezit të ri të politikëbërësve në formësimin e tij.
Konferenca do të mbyllet me fjalën përmbyllëse të kryetarit të Konferencës së Sigurisë së Mynihut, Wolfgang Ischinger.
Në këtë edicion morën pjesë mbi 1,000 liderë, diplomatë dhe ekspertë të sigurisë nga më shumë se 115 shtete, mes tyre rreth 60 krerë shtetesh dhe qeverish, të mbledhur në Mynih për të diskutuar sfidat kryesore globale.



Të tjera
“Në fazën finale të procesit në Hagë”, Krasniqi: Do të dalim edhe më shumë në marshin e 17 shkurtit
Siria në prizmin e shpresës
Ish-ministri i VV’së mbështet protestën për çlirimtarët