Një 17-vjeçar ka rënë në prangat e policisë në Kukës, i dyshuar si pjesë e një grupi që shpërndante lëndë narkotike në qytet, ndërsa numri i të arrestuarve ka shkuar në katër.
Sipas njoftimit të Policia e Shtetit, arrestimi u krye në kuadër të vijimit të operacionit policor të koduar “Start 2”, nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Kukës. I mituri, banues në Kukës, dyshohet se në bashkëpunim me tre personat e arrestuar më herët shiste lëndë narkotike të dyshuar kokainë në qytet, shkruan A2 CNN.
Hetimet po vazhdojnë në bashkëpunim me Prokurorinë për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.



Të tjera
12 gjëra që çojnë drejt një ndarjeje
Në çfarë ore duhet të flenë fëmijët?
Maska me uthull molle dhe sodë buke: Aknet dhe shenjat hiqen si me magji!