Sali Berisha uron krijimin e institucioneve të Kosovës

Sali Berisha uron krijimin e institucioneve të Kosovës

Kryetari i Partisë Demokratike të Shqipërisë, Sali Berisha, ka uruar deputetët e zgjedhur dhe qeverinë e re të Kosovës pas konstituimit të Kuvendit të Kosovës dhe zgjedhjes së Qeverisë së Kosovës, të udhëhequr nga Albin Kurti në mandatin e tij të tretë.

“Të dashur miq, pas zgjedhjeve të fundit parlamentare dhe demokratike në Kosovë, gjatë javës që lamë pas u konstituua Kuvendi dhe u votëbesua qeveria e re, Kurti lll (3). Me këtë rast, në emër të Partisë Demokratike, uroj të gjithë deputetët e zgjedhur për betimin e tyre, Kryetarin dhe Kryesinë e Kuvendit. Po ashtu, i uroj zotit Kurti dhe kabinetit të tij qeveritar suksese të mëdha në jetësimin e programit për zhvillim, mirëqenie dhe integrim evropian e euro-atlantik të Kosovës”, tha Berisha.