Drejtori i Portit të Durrësit, Liburn Aliu, ka shprehur mbështetje për protestën që pritet të mbahet më 17 shkurt në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë.
Përmes një postimi në facebook, Aliu ka bërë thirrje publike me mesazhin: “Liri për çlirimtarët”.
Protesta është paralajmëruar të mbahet në Ditën e Pavarësisë së Kosovës, ndërsa organizatorët kanë njoftuar se tubimi do të zhvillohet në qendër të kryeqytetit.
Liburn Aliu, ka qenë deputet i Lëvizjes Vetëvendosje dhe ka ushtruar detyrën e ministrit të Infrastrukturës.



Të tjera
12 gjëra që çojnë drejt një ndarjeje
Në çfarë ore duhet të flenë fëmijët?
Maska me uthull molle dhe sodë buke: Aknet dhe shenjat hiqen si me magji!