Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka biseduar në margjinat e Konferencës së Sigurisë në Mynih me një delegacion dypartiak të Senatit të SHBA, ku bëjnë pjesë senatorët Jeanne Shaheen, Chris Murphy, Thom Tillis dhe Ruben Gallego.
Gjatë takimit, Kurti ka nënvizuar përparimin demokratik dhe ekonomik të Kosovës dhe përkushtimin e vendit për t’iu bashkuar Bashkimit Evropian.
Ai gjithashtu ka theksuar rëndësinë e marrëdhënieve me Shtetet e Bashkuara si aleat i pazëvendësueshëm.
Sa i përket marrëdhënieve me Serbinë, Kryeministri ka përsëritur parakushtet e tij:
“Milan Radoiçiq duhet të dorëzohet për t’u përballur me drejtësinë, Marrëveshja Bazë duhet të nënshkruhet dhe letra nga Ana Bërnabiq, e cila në formë të shkruar mohon integritetin territorial të vendit tonë, duhet të tërhiqet. Këta hapa do të siguronin llogaridhënie dhe qëndrueshmëri në procesin e normalizimit të marrëdhënieve”, ka thënë Kurti.



Të tjera
Kone në gjendje të rëndë, ka thyerje në dy vende dhe operacion urgjent pas ndeshjes
Neymari mungon edhe në ndeshjen e dytë të Botërorit
Disa sinjale që ju dërgon trupi, kur diçka nuk është në rregull