Njësia e Komunikacionit Rrugor në Ferizaj ka ndëshkuar një shofer të ri për tejkalim të shpejtësisë, gjatë kontrolleve të realizuara rreth orës 00:11 në rrugën “Driton Islami”.
Sipas njoftimit të Policisë, shoferi me inicialet D.H., 19 vjeçar, me veturën VW Golf 7 ngjyrë hiri, është kapur duke qarkulluar me 106 km/h në zonë ku kufizimi është 50 km/h.
Për këtë shkelje, ndaj tij është shqiptuar gjobë prej 300 eurosh, 3 pikë negative dhe është vendosur masa mbrojtëse, heqja e patentë-shoferit për 6 muaj.
“Policia Rajonale e Ferizajt do të vazhdojë me kontrolle të rregullta dhe të intensifikuara me qëllim rritjen e sigurisë në komunikacion dhe apelon tek të gjithë shoferët që të respektojnë rregullat e trafikut.
Shkeljet në trafik mund të raportohen në numrat: 192, 0290/326-250, 0290/322-406, ose përmes aplikacionit “Lajmëro Policinë”.
Të gjitha informacionet e pranuara trajtohen me konfidencialitet të plotë”, thuhet në postimin e PF-së në Facebook.



Të tjera
E domosdoshme që Kosova ta marrë statusin e vendit kandidat
Parashikimi i motit për 5 ditët e ardhshme, këtë ditë priten reshje bore
Lladrovci: Më 17 Shkurt do të dëgjohet zëri ynë dhe do të shihet prania jonë e paparë, çka pastaj?