Ministria e Mbrojtës e Kosovës ka nënshkruar në Mynih me kompaninë Mercedes, në kornizat e Konferencës së Sigurisë një kontratë trevjeçare për furnizim me kamionë taktikë.
Sipas njoftimit, kontratën e ka nënshkruar Ministri i Mbrojtjes Ejup Maqedonci me Drejtorin e Përgjithshëm të Mercedes-Benz, Dennis Kinzelmann dhe Drejtorin e Shitjeve për sektorin e mbrojtjes, Daniel Zittel.
Ministria e Mbrojtjes njofton se: “Ky partneritet strategjik dëshmon angazhimin e Ministrisë së Mbrojtjes për ndërtimin e bashkëpunimeve të qëndrueshme me prodhues liderë ndërkombëtarë në industrinë e mbrojtjes, me synim rritjen e standardeve të sigurisë, ndërveprueshmërisë dhe gatishmërisë operacionale”.
Ministria pohon se nënshkrimi i kësaj marrëveshjeje konsiderohet një hap i rëndësishëm drejt modernizimit të flotës ushtarake dhe forcimit të kapaciteteve operacionale të ushtrisë së Kosovës.



Të tjera
12 gjëra që çojnë drejt një ndarjeje
Në çfarë ore duhet të flenë fëmijët?
Maska me uthull molle dhe sodë buke: Aknet dhe shenjat hiqen si me magji!