Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK), është shprehur “thellësisht i shqetësuar” për vendimin e menaxhmentit të Transmetuesit Publik, RTK për të mos vazhduar kontratat e punës për dy gazetare, Hana Marteti dhe Edina Avdiu.
AGK-ja konsideron se mosvazhdimi i angazhimit të tyre në RTK, lidhet direkt me punën e tyre profesionale dhe mosgatishmërinë për t’iu nënshtruar presionit dhe për të bërë kompromise në raportim profesional.
“Mosvazhdimi i kontrateve pa vlerësimin e punës i ka të gjitha shenjat e një vendimi të planifikuar më parë dhe hakmarrës për gazetaret, duke përfshirë faktin që menaxhmenti ishte në dijeni për shtatzëninë e zonjës Avdiu. Kjo është një praktikë e dëmshme dhe e që minon besimin e publikut në RTK”, thuhet tutje në njoftimin e AGK-së.
RTK i ndërpret kontratën e punës në muajin e pestë të shtatzënisë, gazetarja: Refuzova ta lexoja një tekst për Dimal Bashën
AGK-ja thotë se shpreh solidaritet të plotë me koleget Marteti dhe Avdiu, dhe do t’ju ofrojë ndihmë ligjore, për të sfiduar këtë vendim.



Të tjera
Pesë ushqime që do t’ju ndihmojnë të largoni nikotinën nga trupi juaj
Çfarë janë antioksidantët dhe rëndësia e tyre
Marshi `Drejtësi, jo politikë` ka edhe mbështetje institucionale