Ish-ministri i Jashtëm i Kosovës dhe deputeti i Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Enver Hoxhaj, po merr pjesë në punimet e Munich Security Conference, ku gjatë ditës së sotme ka zhvilluar një sërë takimesh me zyrtarë të lartë ndërkombëtarë.
Në kuadër të konferencës, Hoxhaj u takua me Shefen për Politikë të Jashtme të Bashkimit Evropian, Kaja Kallas. Në një postim në Facebook, ai theksoi se takimi u përqendrua në perspektivën evropiane të Kosovës dhe nevojën për avancimin e procesit të integrimit.
“Biseduam për të ardhmen evropiane të Kosovës, për domosdoshmërinë që vendi ynë të marrë statusin e kandidatit për anëtarësim në BE dhe për faktin se integrimi i Ballkanit Perëndimor nuk është vetëm çështje politike, por projekt strategjik për vetë Evropën. Integrimi i rajonit tonë është përmbyllja natyrore e projektit evropian.”, ka shkruar Hoxhaj.
Gjatë qëndrimit në Mynih, Hoxhaj zhvilloi gjithashtu takime me Ministrin e Financave të Norvegjisë dhe ish-Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, si dhe me deputetë të Bundestag dhe ish-ministra të jashtëm nga vende të ndryshme, përfshirë Egjiptin dhe Arabinë Saudite.



Të tjera
Pesë ushqime që do t’ju ndihmojnë të largoni nikotinën nga trupi juaj
Çfarë janë antioksidantët dhe rëndësia e tyre
Marshi `Drejtësi, jo politikë` ka edhe mbështetje institucionale