Deputeti Artan Asllani ka folur sot për Klan Kosovën në Ditën e Ashkalive, duke përmendur sfidat me të cilat ballafaqohet ky komunitet.
Ai e quajti këtë ditë të rëndësishme për komunitetin dhe tha se ata kanë nevoje për më shumë promovim.
“Kjo është ditë shumë e rëndësishëm për ne sepse 15 shkurti shënon dhe simbolizon ditën e Flamurit, kurse sivjet ne manifestojmë 23 vjetorin, Ditën e Flamurit”, ka thënë Asllani në Info Magazine të Klan Kosovës.
E dimë që komuniteti ashkali ende nuk njihet mirë në Kosovë, në Ballkan dhe në diasporë, dhe kjo për ne do të thotë shumë sepse ne kemi vëmendje dhe ne kemi nevojë për promovim si komunitet,
“Po e ripërsëris, ne ende ballafaqohemi me sfida në arsim në punësim, në infrastrukturë, në banim të qëndrueshëm dhe mbi të gjitha në promovimin e komunitetit ashkali si një vlerë diverse në Kosovë, por jo si një pengesë e cila shihet nganjëherë që edhe pengon në zhvillimin e Kosovës në përgjithësi”.



Të tjera
Për shkak të sheqerit, mëlçia e fëmijëve është sikur te alkoolistët
Gjin tonik dhe kafe është e gjitha ajo që ju duhet që të ngroheni gjatë këtij dimri
12 gjëra që çojnë drejt një ndarjeje