Shënimi i 18 vjetorit të shtetësisë së Kosovës, edhe sivjet bëhet nën hijen e proceseve gjyqësore në Hagë kundër ish-krerëve të UÇK-së. 17 shkurti, ngërthen në vete kremtim dhe protestë, që synon të përcjellë porosinë se drejtësia duhet të respektojë sakrificën për liri dhe pavarësi. Marshi “Drejtësi, jo politikë” ka edhe mbështetje të institucioneve qendrore.
Përvjetori i shtetësisë, sivjet shënohet nën hijen e proceseve gjyqësore në Hagë kundër ish-krerëve të UÇK-së, ku vazhdojnë të paraqiten deklaratat përmbyllëse. Kjo gjendje pasqyron kontrast, duke reflektuar zbehje në kremtim dhe protesta që kërkojnë drejtësi. Marshi “Drejtësi, jo politikë” ka edhe mbështetje institucionale.
“Motoja e tij është jo politike, por drejtësi për ne, për Kosovën dhe për të gjithë ata që po përballen me këtë padrejtësi në Dhomat e Specializuara. Po duket që pjesëmarrja do të jetë e madhe e qytetarëve të Kosovës. Ne duhet të tregojmë që jemi unikë si popullatë, si qytetarë, kur përballemi me akuza ndaj UÇK-së dhe kur është puna për UÇK-në nuk ka parti politike”, tha Glauk Konjufca, ministër i Punëve të Jashtme.
Organizata e Veteranëve të Luftës së fundit, kanë nënvizuar se pikërisht tani shtrohet nevoja për unitet në mbrojtje të vlerave të luftës çlirimtare.
“Kosova ka qenë gjithmonë e gatshme të përballet me drejtësinë ndërkombëtare. Bashkëluftëtarët dhe vetë shteti janë tradhtuar nga bashkësia ndërkombëtare me themelimin e gjykatës speciale, e cila u bazua në raportin e Dick Marty për pretendime mbi trafikim organesh nga UÇK-ja. Tani është e çuditshme pse asnjë pjesë e atij raporti nuk gjendet në aktakuzat ndaj ish-pjesëtarëve të UÇK-së”, tha Gazmend Syla, nënkryetar i OVL UÇK-së.
Ky marsh në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së që po mbahen në Hagë, duke kërkuar drejtësi të paanshme dhe larg ndikimeve politike, pritet të jetë një nga protestat më të mëdha, duke sfiduar edhe Gjykatën Speciale por edhe faktorin ndërkombëtar.



Të tjera
Këshilla për një lëkurë të përsosur
Pesë ushqime që do t’ju ndihmojnë të largoni nikotinën nga trupi juaj
Çfarë janë antioksidantët dhe rëndësia e tyre