Kryeministri i Republikës së Shqipërisë, Edi Rama, sot do të zhvillojë vizitë zyrtare në Republikën e Kosovës.
Gjatë kësaj vizite, Policia e Kosovës do të kujdeset për ruajtjen e rendit dhe qetësisë publike, si dhe për rregullimin e trafikut gjatë lëvizjes së eskortës dhe qëndrimit të delegacionit.
“Për të mundësuar qarkullim të sigurt dhe të pandërprerë të eskortës sipas itinerarit nga pika kufitare dhe Aeroporti, si dhe për realizimin e aktiviteteve të planifikuara në agjendën zyrtare, Policia e Kosovës do të kryejë ndërprerje të përkohshme të trafikut në disa segmente rrugore, për periudha të shkurtra kohore. Në këto raste, trafiku mund të riorientohet në rrugë alternative”, njofton policia.
Policia e Kosovës i bën thirrje qytetarëve dhe pjesëmarrësve në trafik për mirëkuptim dhe bashkëpunim.



Të tjera
Gjin tonik dhe kafe është e gjitha ajo që ju duhet që të ngroheni gjatë këtij dimri
12 gjëra që çojnë drejt një ndarjeje
Në çfarë ore duhet të flenë fëmijët?