Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pranuar letër urimi nga presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, me rastin e 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës.
Në letrën e tij drejtuar presidentes, presidenti Trump ka përgëzuar popullin e Kosovës për këtë përvjetor të rëndësishëm, duke rikonfirmuar mbështetjen e palëkundur të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për sovranitetin dhe integritetin territorial të Republikës së Kosovës.
Presidenti Trump ka shprehur gjithashtu gatishmërinë e ShBA-ve për zgjerimin e partneritetit ndërmjet dy shteteve, veçanërisht përmes rritjes së tregtisë dhe investimeve, me synim avancimin e prosperitetit të përbashkët, si dhe ka theksuar se Shtetet e Bashkuara janë të gatshme të punojnë krah Kosovës për avancimin e paqes dhe stabilitetit në dobi të ndërsjellë.
Presidenti Trump ka shprehur gjithashtu falënderimin ndaj Presidentes Osmani dhe popullit të Kosovës për mbështetjen e përpjekjeve amerikane për paqe, si dhe ka mirëpritur Kosovën si anëtare themeluese të Bordit të Paqes, i cili synon ta bëjë botën më të sigurt, më të fortë dhe më të begatë. /teve1.info/



Të tjera
Avokati Dixon: UÇK-ja kishte të drejt t’i arrestonte ushtarët serbë
5 zonat që duhet t’i pastroni më shpesh në shtëpi
S’ka prova të besueshme se Krasniqi ishte i përfshirë në krime