Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, në diskutimin që ka nisur në Kuvend për projektbuxhetin e vendit për vitin 2026, ka pasur kritika të shumta ndaj Qeverisë, që do të udhëhiqet sërish nga Vetëvendosje.
Sipas tij, buxheti i prezantuar do ta mbajë Kosovën si një vend të varfër, pasi siç thotë Abdixhiku, inflacioni në vend është rritur prej kur VV ka marrë pushtetin, transmeton Klankosova.tv
“Kosova është vendi më i varfër në Evropë dhe ky buxhet nuk ka ambicie, dhe si i tillë do ta mbajë Kosovën si vendin më të varfër në Evropë. Të flasësh për euro, për pare, pa e përmendur inflacionin, sa është gabim politik, aq edhe qëllim propagandistik. Nga dita e parë të Qeverisë së VV-së e deri më sot, inflacioni në Kosovë është plot 30%, rritja më e madhe. Paraja para pesë viteve ka qenë 30% më e vlefshme. Politikat tuaja po e gërryejnë bazën prodhuese të Kosovës.” – tha Abdixhiku.



Të tjera
Hamza i kujton Kurtit deklaratën për pagat dhe tatimet: Më pëlqeu, tash e ke mirë
Osmani u kërcënua për dy vjet pasi refuzoi bastisjen e zyrës së Presidencës nga Gjykata Speciale
Kryeministri Kurti e pret Ramën me ceremoni solemne në Qeveri