Avdullah Hoti i Lidhjes Demkratike të Kosovës gjatë seancës ku po shqyrtohet në lexim të parë Projektbuxheti 2026, pati një sërë kritikash ndaj pushtetit të Vetëvendosjes, për çka u ndal edhe te, sipas tij “hiles” së Vetëvendosjes në pretendimet për ulje të papunësisë.
“Ju krenoheni me atë programin Superpuna. Në vend që me pas politika për promovim të punësimit dhe industriale. Dhe ja argumenti. Ju thoni papunësia ka ra në 19%. Por, punësimi nuk është rritë.
Sepse njerëzit kan imigru jashtë (vendit) dhe nuk janë më në shifra. Sepse kanë shku jsahtë. Nuk i ke te shifrat e punësimit ata që nuk i te shifrat a punësisë. Fshatra të tëra janë zbrazur në vite të tëra e fundit”, tha Hoti.



Të tjera
Shpargu ndihmon në uljen e tensionit të gjakut
Hoxha: Në Hagë po gjykohet UÇK-ja si strukturë, jo individët – kërkojmë drejtësi, jo politikë
Kurti dhe Rama diskutojnë për marrëdhëniet ndërshtetërore dhe projektet strategjike mes Kosovës dhe Shqipërisë