Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i cili po qëndron për vizitë në Prishtinë me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, ka bërë deklarata të forta lidhur me Gjykatën Specilae.
Duke folur rreth gjykimit të krerëve të UÇK-së, Rama tha se ish-presidenti Hashim Thaçi është marrë peng nga kjo gjykatë.
Ai madje zbuloi siç u shpreh një sekret shtetërorë për Kosovën, por jo për të personalisht.
Rama tha se presidentja Vjosa Osmani është kërcënuar për dy vite me radhë, për shkak që nuk kishte lejuar të bastisen zyrët e institucionit të presidencës.
“Mund të jetë sekret shtetëror këtu në Kosovë, por për mua nuk është. Edhe Presidentja e Kosovës është kërcënuar dhe këtë gjë ju nuk e dini sepse nuk është thënë asnjëherë. Është kërcënuar sepse nuk ka lejuar që prokurorët të dhunonin zyrën e institucionit të Presidencës se me demek do të kërkonin edhe aty prova të krimeve kundër njerëzimit”, deklaroi Rama.
Ai shtoi se një veprim i tillë, sipas tij, do ta vendoste Kosovën në një pozitë të rëndë ndërkombëtare.
“Gjë që natyrisht do ta vendoste Kosovën si një shtet ku deri në zyrën e Presidentit gjenden prova për krime kundër njerëzimit. Kërcënimi i presidentes ka zgjatur dy vjet, por për nderin e saj dhe të Kosovës ajo e ka ndaluar një gjë të tillë”, u shpreh Rama.



Të tjera
Kuroni sëmundjet e stomakut në kushte shtëpie
Policia e Kosovës me plan operativ për 17 Shkurtin, parashihen bllokime të përkohshme të rrugëve në Prishtinë
Miratimi në lexim të parë i buxhetit, hap i rëndësishëm