Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, ka thënë se buxheti i ministrisë që drejton, për vitin 2026 do të jetë 44.6 milionë euro nga 29 milionë sa thotë se ishte në vitin 2020, përcjell KosovaPost.
Kështu shkroi ajo, pas miratimit në parim të Projektligjit për Buxhetin që tha se është më i madhi në histori.
“Republika e Kosovës miraton në lexim të parë buxhetin më të madh në histori të saj, në vlerë prej 4 miliardë euro për vitin 2026. Për Ministrinë e Drejtësisë për vitin 2026, Qeveria e Republikës së Kosovës ka ndarë 44.6 milionë euro nga 29 milionë sa ishte në vitin 2020”, ka shkruar Gërvalla.
Projektligji për Buxhetin e vitit 2026 pritet që të shqyrtohet në lexim të dytë të premten pasi me shumicë votash deputetët votuan shmangien nga procedurat.



Të tjera
Presidenti italian uron Kosovën për 18-vjetorin e Pavarësisë, riafirmon mbështetjen për rrugën evropiane
Dy prej të akuzuarve për su*lmin në Ibër-Lepenc po hetohen edhe për vrasje në Pejë
Kjo është domethënia e dizajnit të NEWBORN-it për këtë vit