Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshuar, i cili kërkohej me urdhërarrest ndërkombëtar nga autoritetet gjermane.
Më 16 shkurt 2026, zyrtarët policorë nga Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor, në bashkëpunim dhe koordinim me njësitë e tjera të Policisë së Kosovës, kanë realizuar arrestimin e një shtetasi të Kosovës.
I njëjti ishte në kërkim përmes INTERPOL-it, me urdhërarrest ndërkombëtar të lëshuar nga Republika Federale e Gjermanisë.
Sipas njoftimit, personi dyshohet për kryerjen e veprave penale “lëndim i rëndë me pasojë vdekjen” dhe “vandalizëm”.
Me urdhër të prokurorit kujdestar, i arrestuari është dërguar në ndalim policor për 48 orë, ndërsa ndaj tij do të vazhdojnë procedurat e mëtejme ligjore.



Të tjera
Kryeministri Kurti i uron komunitetit Ashkali Ditën Kombëtare të Komunitetit Ashkali
“Mike e madhe e Kosovës”, Osmani i ndan Medaljen Presidenciale të Meritave deputetes britanike, Alicia Kearns
Man Utd synon transferimin e yllit të Liverpool