Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nuk ka rënë pre e lojërave politike të homologut të tij nga Tirana. Edi Rama, pas mbledhjes së grupit parlamentar, u nis me urgjencë drejt Kosovës, në një vizitë të lajmëruar befas.
Edhe pse festa e Pavarësisë së Kosovës është nesër, Rama u nis sot për të takuar Vjosa Osmanin dhe Albin Kurtin, në një kohë kur në Hagë po zhvillohen hapat e fundit të gjyqit për ish-liderët e UÇK-së. Gjatë promovimit të librit “Kur heshtja flet”, nga Prof. Dr. Ahmet Shala, Rama tentoi të hiqej si “Baba i kombit” dhe se i dhimbsen shumë Thaçi me shokë.
Pas këtij evenimenti, ai shkoi të takonte Albin Kurtin, i cili e priti me ceremoni shtetërore. Pritej me shumë interes qëndrimi i Ramës, pasi raportet mes të dyve kanë qenë jo aq miqësore. Rama nuk ka lënë rast pa e sulmuar apo provokuar Albin Kurtin. Por ky i fundit duket se ia ka prishur planet “Liderit global”, pasi e ka përcjellë pa konferencë për shtyp.

Dihej që Rama, në atë konferencë, nëse do të mbahej, do të tentonte ta shfaqte veten më të keqardhur për liderët e UÇK-së. Po ashtu, nuk do të kursente edhe provokimet ndaj Kurtit. Por sipas mediave të Kosovës, pas takimit afro një orë në zyrë me Kurtin, Rama është parë të largohet dhe gazetarët nuk janë thirrur fare për konferencë për shtyp. Në një takim të tillë, konferencat për shtyp janë pjesë e protokolleve dhe nuk shmangen kollaj.
Ishte vetë Kurti që më pas reagoi në rrjetet sociale, duke u mjaftuar me një postim të shkurtër.
“Mirëprita Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama. Diskutuam për marrëveshjet bilaterale që kemi dhe fushat se ku mund t’i shtojmë ato, për mundësitë e reja dhe si t’i shfrytëzojmë sa më mirë, si dhe për sfidat e përbashkëta dhe mënyrat për t’i tejkaluar ato sa më lehtë. Me mandatet tona të ripërtërira, përmes bashkëpunimit ndërqeveritar dhe ndërshtetëror, le t’u shërbejmë edhe më tej e më shumë qytetarëve në të dy republikat dhe kombit tonë mbarë”, shkruan Kurti. Vetë Rama nuk ka bërë ende asnjë postim mbi këtë takim.

Nëse shohim edhe ceremoninë e pritjes, duket se raportet mes tyre janë të ftohta. Të dy kanë qëndruar të vrenjtur. Rama prej vitesh ka tentuar të bëjë rolin e protagonistit, duke kritikuar sjelljet e Kosovës, duke goditur Kurtin etj. Në vitin 2023 madje, Rama i shkoi në Kryeministri Kurtit, dhe ky i fundit nuk pranoi ta takonte, duke dëshmuar se sa të acaruara ishin raportet. Tani raportet janë pak më ndryshe, por sot u dëshmua se akulli mes tyre është ende i trashë. /Pamfleti



Të tjera
Njerëzit që thanë di të gatuajë, por më pas ndërruan mendje
Çfarë ndodh me organizmin pasi pini një filxhan kafe
Ju keni 168 orë kohë çdo javë, ç’duhet të bëni me to?