18-vjetori i pavarësisë, krerët e shtetit me homazhe te Monumenti i të Pagjeturve

18-vjetori i pavarësisë, krerët e shtetit me homazhe te Monumenti i të Pagjeturve

Presidentja Vjosa Osmani, kryekuvendarja Albulena Haxhiu, kryeministri Albin Kurti kanë bërë homazhe te Monumenti i të Pagjeturve në sheshin “Ibrahim Rugova” në Prishtinë.

Krerët e shtetit kanë bërë homazhe edhe te Pllaka Përkujtimore e Fëmijëve të Vrarë, e cila pllakë është e vendosur në oborrin e Kuvendit të Kosovës.