Ismail Syla, ish-këshilltar i Hashim Thaçit ka njoftuar se sot ka zhvilluar një telefonatë me ish-Presidentin Thaçi nën masa strikte.
Syla ka bërë të ditur se kjo është telefonata e katërt pas 1 nëntor 2023, kohë që i është ndaluar vizita në burgun e Hagës.
“Kam përfillur të gjitha rregullat e përshkruara në email. Të mos incizohet biseda, të mos lëshohet interfoni, të mos jetë askush pranëmeje, të mos përmend emra dëshmitarësh, të mosflas me alegori (me rrotlla, aludime, nënkuptime), sepse mund të bëj vepër penale (me dëshmitarë), mund t’i rrezikoj bisedat në të ardhën (aludimet).Ky është regjimi më strikt dhe më ortodoks për një tefonatë midis një presidenti të burgosur padrejtësisht dhe një bashkëpunëtori normal tëtij në periudhën e përpjekjeve për të ndërtuar një parti demokratike në situatën e re të Kosovës së lirë, pas qershorit 1999. Për të vepruar politikisht në kuadër të pluralizmit të partive politike. Për të marrë pjesë në zgjedhjet e prara të lira, lokale dhe parlamentare (2000/2001), përt ë shijuar ndjenjën e humbjes sl zgjedhje dhe bërje opozitë konstruktive” shkruan Syla raporton “Gazeta Blic”.
Syla shkruan se’ky është regjimi më strikt dhe më ortodoks për një tefonatë midis një presidenti të burgosur padrejtësisht dhe një bashkëpunëtori normal të tij në periudhën e përpjekjeve për të ndërtuar një parti demokratike në situatën e re të Kosovës së lirë, pas qershorit 1999′.
Postimi i plotë:



Të tjera
Osmani: Anëtarësimi në Bordin e Paqes për Gazën, hap drejt NATO-s
Konjufca nga Haga: UÇK-ja ishte aleate e NATO-së në terren, nuk mund ta quash ndërmarrje të përbashkët kriminale
Ushqimet që luftojnë lodhjen kronike