Përfaqësuesi i platformës qytetare “Liria Ka Emër”, Ismail Tasholli, ka folur mbi disa gjetje forenzike që lidhen me viktimat shqiptare gjatë luftës në Kosovë.
Ai ka përmendur punën e antropologun anglez, Mark Skinner – i njohur si një autoritet botëror në hetimin e varrezave masive – i cili ka hetuar varrezat masive në Serbi, respektivisht në Batajnicë.
Sipas tij, Skinner ka dokumentuar lidhjen e ngushtë të varresës masive në Batajnicë me një spital ushtarak serb, ku mendohet të jetë bërë transplanti i organeve.
“Te organet atje është shumë interesant se kjo gjykatë (Gjykata Speciale) e ka humbë pikë referimin e vet. Se nis me organet, por në formë spektakli. Për një guerilë që fasha për t’i mbështjell plagët nuk kanë pas.
Kurse ana tjetër nëse e merrni një patolog anglez, autoritet botëror i forenzikes i trajton varrezat masive të Batajnicës. Dhe i spjegon qartë afërsinë me spitalin ushtarak atje dhe transporti i viktimave shqiptare që është bërë. Mandej ai e evidenton, kjo punë është para disa viteve, në mënyrë të saktë që një pjesë e madhe e kufomave kanë kode spitalore. Kjo është një fakt i rëndësishëm, nuk e di pse nuk e kemi kthyer në publiken tonë të diskutimit. Se Serbia prej vitit 72 bën transplant të organeve në spitalet ushtarake. Dhe i ka pas krejt mundësit edhe teknike dhe operacionale. Po e ka pas edhe mizorinë çnjerëzore brenda organizmit të saj kolektiv politik. Që janë krejt dispozitat e një konkluzioni që ata kanë bërë transplante të organeve të fëmije, grave dhe burrave shqiptar”, ka thënë Tasholli në Debat Plus.



Të tjera
Shitja dhe blerja, si ndikojnë tek ne?
Për shkak të sheqerit, mëlçia e fëmijëve është sikur te alkoolistët
Gjin tonik dhe kafe është e gjitha ajo që ju duhet që të ngroheni gjatë këtij dimri