Opinionistja Aida Dërguti, e ftuar në emisionin Rubikon komentoi zhvillimet e fundit në Kosovë, festën e Pavarësisë dhe protestën ndaj procesit gjyqësor për katërshen e UÇK-së.
Ajo theksoi se, sot, qytetarët demonstruan vullnetin e tyre duke dërguar një mesazh të qartë për gjykatën: të mos thirret më në emër të popullit.
Dërguti shpjegoi se në vitet e para të procesit, kur liderët e shoqatës ishin në burg, kishte një hezitim për të reaguar, duke menduar se reagimet publike mund të kishin një ndikim negativ në zhvillimin e proceseve gjyqësore.
“Në vitet e para, kur edhe krerët e Shoqatës ishin në burg, ka pas hezitim duke menduar që me ragimet e shumta, mund të ndikojnë negativisht në procesin, gjë që doli të jetë e pasaktë. Sepse sa më pak rezistencë, trysnia në gjykatë ka qenë më e madhe”.
“Kemi rastin të cilin është dënuar, Cali, pa prova dhe është vendosur një precedent, që secilin qytetar e bën të mendoj, se kjo gjykatë mund ta dënojë dikë edhe në mungesë të provave”, tha Dërguti.



Të tjera
Shitja dhe blerja, si ndikojnë tek ne?
Për shkak të sheqerit, mëlçia e fëmijëve është sikur te alkoolistët
Gjin tonik dhe kafe është e gjitha ajo që ju duhet që të ngroheni gjatë këtij dimri