Prsidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, me ftesë të Presidentit të SHBA-ve, Donald Trump, udhëtoi në Washington D.C. për të marrë pjesë në Takimin Inaugurues të Bordit të Paqes, krahas disa liderëve botërorë.
Osmani e ka vlerësuar përfshirjen e Kosovës në Bordin e Paqes, si vend anëtar dhe bashkëthemelues, si një nga zhvillimet më të rëndësishme të politikës së jashtme të vendit në vitet e fundit, duke theksuar se ky hap e fuqizon drejtpërdrejt subjektivitetin ndërkombëtar të Kosovës.
“Republika e Kosovës mbetet e përkushtuar të punojë ngushtë me aleatin tonë kryesor, SHBA-të, dhe me Bordin e Paqes për të sjellë rezultate konkrete, për të mbështetur paqen dhe stabilitetin në rajonet e prekura nga konfliktet dhe për të promovuar një të ardhme të bazuar në bashkëpunim, siguri dhe prosperitet të përbashkët”, ka theksuar Presidentja Osmani.



Të tjera
Behrami: Betejën juridike me Prokurorinë në Hagë e kemi të fituar
Pse duhet të ulim sasinë e sheqerit dhe me çfarë mund ta zëvendësojmë
Edi Rama drejt SHBA, do të marrë pjesë në themelimin zyrtar të Bordit të Paqes