Zelensky: Nuk mund të lejojmë që Putini të mashtrojë sërish

Dështojnë bisedimet në Gjenevë – Ukraina dhe Rusia pa marrëveshje për territoret, Zelenski refuzon lëshimet

Bisedimet e tensionuara në Gjenevë mes Ukrainës dhe Rusisë janë mbyllur pa një marrëveshje konkrete për fatin e territoreve të pushtuara. Nën ndërmjetësimin e emisarëve të Donald Trump, palët arritën të dakordësohen vetëm për një mekanizëm monitorimi të armëpushimit.

Presidenti Volodimir Zelenski deklaroi se qëndrimet mbeten ende shumë larg, sidomos për rajonin e Donbasit dhe centralin e Zaporizhias. Kievi zyrtar refuzon prerë dorëzimin e tokave të tij, duke kërkuar garanci të forta sigurie nga perëndimi.

Zelensky shtoi se nuk është e drejtë që Presidenti i SHBA-së Donald Trump vazhdon të bëjë presion mbi Kievin dhe jo mbi Moskën, për të bërë lëshime për paqen. “Shpresoj të jetë thjesht taktika e tij dhe jo vendimi”, u shpreh Zelensky.

Nga ana tjetër, kreu i delegacionit rus u shpreh pas negociatave, se këto të fundit kishin qenë të vështira por eficente, siç u shpreh ai, duke bërë më pas me dije se negociata të tjera do të mbaheshin në të ardhmen. Moska kërcënon me marrjen e kontrollit të plotë të lindjes me forcë, nëse nuk arrihet kompromis në tryezë, me zëdhënësen e Kremlinit, Maria Zakharova që ironizoi në një dalje për mediat pas përfundimit të bisedimeve, duke mohuar çdo mundësi që Ukraina të riarmatoset gjatë armëpushimit nëse arrihet, shkruan RTSH.