Përfitimet e
shafranit të Indisë janë ditur prej kohësh, por falë Instagram-it dhe
Pinterest-it, kjo erz ka fituar shumë popullaritet kohët e fundit. Shafrani
është një bimë barishtore e vendeve të ngrohta, nga krezat e të cilave nxirret
një lëndë e verdhë me erë të mirë e me shije të hidhur; që përdoret në gatim e
në industrinë ushqimore, në parfumeri, në mjekësi, për ngjyrosje etj.
Më së shumti gjendet
në formën e erzës ose si suplement.
Kurkuma, një nga
përbërësit kryesor të shafranit, mendohet se ndihmon për të luftuar
inflamacionin. Të gjitha sëmundjet e kanë pikënisjen me inflamacionin, nga
inflamacioni i mishrave të dhëmbëve në gojë deri te sëmundjet e zemrës, prandaj
është mirë që të konsumoni 1 lugë çaji shafran në ditë.
Ja cilat janë disa
nga arsyet përse shafrani meriton një vend në kabinetin tuaj të erëzave.
Shafrani ndihmon në
përmirësimin e kujtesës
Një studim i kryer
te populli aziatik ka treguar se njerëzit që konsumojnë më shumë nga kjo erz
dalin me rezultate më të mira në testet e inteligjencës. Një tjetër studim i
marsit të 2018-ës te grupmosha 51-84 vjeç ka zbuluar se personat që morën një
suplement me kurkum dy herë në ditë për 18 muaj kishin një kujtesë më të mirë
se të tjerët. Shkencëtarët mendojnë se efektet anti-inflamatore të kurkumës
mund të mbrojnë trurin nga sëmundjet e lidhura me kujtesën, si Alzhajmeri.
Shafrani mund të
parandalojë sëmundjet e zemrës
Përbërësit
antioksidues dhe anti-inflamator të kurkumës mund të ndihmojnë në mbrojtjen
kundër disa problemeve me zemrën, si kardiomiopatia diabetike (sëmundje e
muskulit të zemrës), aritmia (çrregullimi i rrahjeve të zemrës) etj.
Shafrani mund të
ndihmojë në luftimin e disa llojeve të kancerit
Një analizë e
studimeve, e publikuar në vitin 2015 në revistën Molecules, ka treguar se
kurkuma ka potencialin të luftojë disa lloje kanceri. Autorët e kësaj analize
thonë se studimet kanë treguar që kurkuma mund të parandalojë ose ngadalësojë
aktivitetin e disa qelizave tumorale, si kanceri i lëkurës, digjestiv etj.
Shafrani mund të
ndihmojë në lehtësimin e dhimbjeve të osteoartritit
Osteoartriti është
sëmundja më e shpeshtë që haset dhe që shkakton paaftësi për punë dhe
aktivitete të tjera. Një studim i vitit 2016 ka treguar se përdorimi i kurkumës
për 4 javë mund të lehtësojë dhimbjet e osteoartritit – me gati të njëjtin
efekt sa përdorimi i ilaçeve për lehtësimin e dhimbjeve ose glukosaminë.
Shafrani iu jep
shije ushqimeve
Shafrani mund t’u japë shije dhe vlera ushqyese të gjitha gatimeve. Një mënyrë e mirë për të konsumuar më shumë shafran Indie është qumështi i artë. Shtoni 1 lugë çaji shafran në një gotë me qumësht, dhe pak arrëmyshk ose mjaltë. Mund ta përdorni edhe si erz, si ketchup shafrani, mustardë ose si salcë për mishin e pjekur.



Të tjera
Një darkë ideale që të mos trasheni
Pija befasuese me shumë vitamin C; Uthull molle dhe kanellë, kombinimi që ju ëmbëlson gjumin
Shega lufton sëmundjet inflamatore të zorrëve