Osmani nga Washingtoni: Bashkë me Amerikën për paqen, sigurinë e të ardhmen

Bashkë me Amerikën për paqen, sigurinë e të ardhmen

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka bërë një postim në Facebook nga Washington, D.C., ku po merr pjesë në takimin inaugurues të Bordit të Paqes, me ftesë të presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump.

“Bashkë me Amerikën dhe aleatë të tjerë – për paqen, për sigurinë, për të ardhmen!”, ka shkruar Osmani.

Gjatë prezantimit të liderëve botërorë pjesëmarrës në mbledhjen inauguruese të Bordit të Paqes, presidenti Trump e ka falënderuar presidenten Osmani.

“Faleminderit shumë, punë të mirë jeni duke bërë edhe ju”, i tha Trump, Osmanit./rtk