Në mbledhjen e sotme të qeverisë, është miratuar themelimi i Këshillit Shtetëror, për shënimin e 28-vjetorit të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Kryeministri Albin Kurti ka bërë të ditur se në mbledhjen e sotme të qeverisë, në rendin e ditës është paraparë themelimi e Këshillit Shtetëror, për shënimin e 28-vjetorit të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
“Shkurti është muaj feste shtetërore dhe krenarie qytetare, marsi është muaj lavdie historike dhe nderimi i sakrificës. Në kalendar vjetor shkurti vjen para marsit, por në kalendarin e historisë sonë, para shkurtit ishte marsi. E pa 5, 6 dhe 7 Marsin, nuk bëhej 17 Shkurti, pa flijimin e familjes Jashari, nuk bëhej festa shtetërore e Republikës, pa luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës për liri, nuk bëhej parakalimi i ushtrisë sonë në liri”, tha ai.
Po ashtu tha se në mbledhje e sotme për miratimin pprojektligji për ratifikimin e Marrëveshjes për Qasje në Arsimin e Lartë dhe Pranim për Studime në Ballkanin Perëndimor, që buron nga Procesi i Berlinit. Përmes saj, pas ratifikimit në Kuvend dhe kur të fillon zbatimi, lehtësohet qasja dhe pranimi i studentëve në institucionet publike të arsimit të lartë, sepse hiqen pengesat administrative dhe afrohen standardet akademike ndërmjet gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor.
Po ashtu, do ta vendosim për votim agjendën legjislative për vitet në vijim. Aty ndër të tjera, përfshihen Projektligji për Byronë Shtetërore për Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme dhe Projektligji i ri për Çmimet tavan: të dy zotime tona, të dy nevoja të vendit dhe qytetarëve, të cilat përmbushen dhe plotësohen shumë shpejt.
“Në rend të ditës kemi edhe themelimin e dy ndërmarrjeve të reja publike lokale: “Fushë Kosova” Sh.A, e para në Komunën e Fushë Kosovës, dhe “EKO Drenasi” Sh.A, që do të ofrojë mirëmbajtjen e hapësirave dhe ndërtesave publike”, theksoi Kurti.
“Nëse nuk keni ndonjë vërejtje, ju ftoj për miratim. Kundër s’ka, abstenim s’ka, konstatojmë se miratohet”, tha kryeministri Albin Kurti.



Të tjera
Vitamina që përmirëson shikimin dhe mban sytë të shëndetshëm
Do të mbikëqyrë projektet kapitale dhe monitorojë kontratat e nënshkruara
Ministrja Kusari inicon procedurën për çmimet tavan