Lëvizja Vetëvendosje do të përkrahë amendamentet që buxheti për Komunën e Prishtinës dhe Komunën e Shtimes të përfshihen në buxhetin për vitin 2026.
Shefja e Grupit Parlamentar të LVV-së, Arbërie Nagavci, në seancën e sotme të Kuvendit ku po shqyrtohet projekt-buxheti për vitin 2026, tha se të gjitha amendamentet e tjera për buxhetin, që nuk e kanë përkrahjen e qeverisë, nuk do t’i mbështesin.
Ajo tha se temat që janë prioritet dhe premtim elektoral i LVV-së do të adresohen gjatë rishikimit të buxhetit që do të ndodhë këtë vit.
“Grupi Parlamentar i LVV-së mbështet Projekt-buxhetin sipas propozimit të qeverisë. Mbështesim edhe amendamentet në dakordim me Ministrinë e Financave, të cilat adresojnë buxhetin e komunës së Prishtinës dhe Shtimes pas përfundimit të obligimeve nga ana e këtyre dy komunave. Ndërkaq, të gjitha amendamentet e tjera që janë adresuar, qoftë për tema që janë prioritet edhe premtim i kryeministrit Kurti, në dakordim me Ministrinë e Financave do të adresohen dhe do të bëhen pjesë e buxhetit pas rishikimit, i cili do të ndodhë gjatë këtij viti”, tha ajo.



Të tjera
Si të kënaqeni me ushqim dhe të mposhtni presionin e lartë të gjakut
Pesë shenjat e çrregullimeve hormonale
Kryetari i Listës Serbe Zlatan Elek dha dorëheqje nga posti i deputetit