Ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, priti sot në takim të Ngarkuarën me Punë të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Annu Prattipati.
Sipas njoftimit, Konjufca pranoi urimet nga Prattipati për detyrën e re dhe zhvilloi bashkëbisedim për pikëpamjet mbi çështjet dhe aspektet e interesit të përbashkët ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
“Gjithashtu, gjatë takimit u diskutua për proceset politike nëpër të cilat po kalon Kosova pas themelimit të institucioneve të reja. Bashkëpunimi i ngushtë me SHBA-të mbetet përcaktim i pandryshueshëm i institucioneve të reja.”. /Klankosova.tv



Të tjera
Si të humbni peshë përmes bananes
Agjencia e Kosovës për Akreditim pranohet zyrtarisht në Amerikë
Trump parashikon rënie të ndjeshme të çmimeve të naftës