Presidenti i Letonia, Edgars Rinkēvics, ka dërguar një letër urimi presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së vendit, përcjell KosovaPost.
Në mesazhin e tij, Rinkēvičs shprehu urimet më të sinqerta për Presidenten Osmani dhe për popullin e Kosovës, duke vlerësuar marrëdhëniet miqësore dhe bashkëpunimin konstruktiv ndërmjet dy vendeve. Ai theksoi mbështetjen e fuqishme të Letonisë për procesin e integrimit evropian të Kosovës dhe angazhimin e vazhdueshëm për sigurinë dhe stabilitetin në Ballkanin Perëndimor, njofton zyrra për informim e Presidencës.
Presidenti letonez gjithashtu falënderoi për shkëmbimet e nivelit të lartë gjatë vitit të kaluar, të cilat kanë forcuar më tej marrëdhëniet dypalëshe, dhe riafirmoi gatishmërinë për thellimin e dialogut dhe bashkëpunimit për çështje me interes të përbashkët.



Të tjera
Makaronat nuk të shëndoshin… nëse hahen në sasi të moderuar
Nuk do të ketë asnjë bashkëpunim me Listën Serbe
Kri*minelët shqiptarë dhe serbë bashkëpunojnë ngushtë