Osmani: Kosova sot ndjeu peshën e garancisë amerikane

Kosova qëndron krah Shteteve të Bashkuara për paqe

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka shprehur mirënjohje ndaj presidentit Donald Trump për partneritetin dhe mbështetjen e tij gjatë pjesëmarrjes në Bordin e Paqes në Uashington, D.C, transmeton KosovaPost.

Në një postim në rrjetin social X, ajo ka theksuar se Kosova qëndron krah për krah me aleatin strategjik, Shtetet e Bashkuara, dhe me partnerët në mbarë botën, në shërbim të paqes.

“Kisha nderin ta përfaqësoja Republikën e Kosovës në takimin inaugurues të Bordit të Paqes në Uashington, D.C. Kosova qëndron krah për krah me aleatin tonë strategjik, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, si dhe me partnerët në mbarë botën, në shërbim të paqes. Jam mirënjohëse ndaj Presidentit @DonaldTrump për udhëheqjen e tij të guximshme, mbështetjen e palëkundur dhe garancitë e forta për paqe në rajonin tonë”, ka shkruar presidentja Osmani.