OKB-ja i kërkon Izraelit lejimin e ndihmave në Gaza mes “vd*ekjeve dhe shkatërrimeve”

Shefi i OKB-së dënon vr@sjen e qytetarit palestinezo-amerikan nga kolonët izraelitë në Bregun Perëndimor

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, dënoi vrasjen e një 19-vjeçari palestinezo-amerikan në Bregun Perëndimor të pushtuar, tha zëdhënësi i tij, raporton Anadolu, transmeton KosovaPost.

Guterres kërkoi hetim “të shpejtë, të plotë dhe transparent” mbi rrethanat e incidentit dhe që autorët të mbahen përgjegjës, tha Stephane Dujarric në një konferencë për shtyp.

Komentet e tij erdhën një ditë pas sulmit ndaj Nasrallah Abu Siyam, i cili u qëllua dhe u rrah nga kolonët izraelitë në fshatin Mukhmas në Bregun Perëndimor të pushtuar.

Guterres i bëri thirrje Izraelit “të marrë masa konkrete për të ndaluar dhe parandaluar çdo akt dhune nga kolonët izraelitë kundër popullsisë palestineze” në përputhje me “detyrimet e tij si pushtues”, shtoi Dujarric.