Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në rajonin e Gjilanit, ku një djalë i mitur ka goditur babanë e tij me sëpatë.
“Nga Spitali Rajonal është marrë informata se viktima është sjellë me urgjencë për shkak të lëndimeve të pësuara nga goditja me sëpatë, nga i dyshuari – djali i tij i moshës se mitur. Viktima mashkull kosovar është transportuar me urgjencë në Spitalin Rajonal dhe më pas në QKUK për trajtim të mëtejshëm, për shkak të gjendjes së rëndë”, njofton policia.
Kjo e fundit thotë se ka dalë menjëherë në vendngjarje dhe janë marrë me personin e mitur, ndërsa punëtori social ka konstatuar nevojën emergjente për strehimin e fëmijës.
“Punëtori social ka realizuar vlerësimin fillestar të fëmijës ku është konstatuar nevoja emergjente për strehimin e fëmijës për shkak të gjendjes së rënduar psikologjike dhe situatës traumatike të shkaktuar nga ngjarja”, njofton policia.
Rasti është duke u hetuar nga autoritetet kompetente.



Të tjera
Trupat amerikane në Kosovë: Koloneli Wojcik paralajmëron pasiguri në rast të tërheqjes së papritur
LDK dhe Vjosa Osmani: A do të ketë mbështetje për një mandat tjetër presidencial?
Detyron një grua t’i tregojë publikish fëmijës se nuk është nëna e tij biologjike