Faqja zyrtare e La Ligës në “Instagram” e ka bërë një postim të veçantë për yllin e kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqin.
Në postimin e saj, La Liga ka bërë një përmbledhje të golave me kokë nga Muriqi në edicionin e sivjetshëm.
“Pirati dardan” deri më tash ka shënuar gjashtë gola me kokë në sezonin aktual me Mallorcan, duke u bërë i pari që arrin këtë shifër që nga sezonit 2010/11.
“Top golashënuesi me kokë i pesë ligave më të mëdha evropiane.
Vedat Muriqi po kalon në një sezon mjaft të mirë, duke shënuar 16 gola në total deri më tani në La Liga, me një skuadër si Mallorca që po lufton për mbijetesë.
Përpos 16 golave, Muriqi e ka edhe një asistim.
Ndërkohë, Mallorca e tij është në vendin e 18-të, me 24 pikë të tubuara nga po aq ndeshje.
Ndeshjen e radhës, Muriqi me Mallorcan do ta kenë këtë të diel, me fillim nga ora 18:30 në udhëtim te Celta Vigo.



Të tjera
Marramendja, një nga shenjat e hershme të demencës
Hadergjonaj ”bombardon” në Turqi
Pritë si në filma në Tiranë, policia bllokon makinën me 10 kg kanabis (VIDEO)