Komuna e Prishtinës i është bashkuar përpjekjeve të United Nations Development Programme (UNDP) në Kosovë, me qëllim rritjen e vetëdijes qytetare lidhur me rëndësinë e kursimit të energjisë dhe investimit në përmirësimin e kushteve të ngrohjes në shtëpi.
Sipas të dhënave të publikuara, rreth 70 për qind e familjeve nuk janë të kënaqura me ngrohjen e shtëpive të tyre.
Ky vlerësim nxjerr në pah nevojën për ruajtur dhe përmirësuar ngrohjen.
“Kur investojmë të gjithë në efiçiencën e energjisë në shtëpitë tona, kontribuojmë drejtpërdrejt në ndërtimin e një mjedisi urban më të qëndrueshëm dhe në përmirësimin e cilësisë së jetës sonë ”- thuhet në një njoftim të Komunës së Prishtinës.
Komuna u bëri thirrje qytetarëve për përpjekje të përbashkëta dhe bashkëpunuese në atë mënyrë që të ndërtojmë një të ardhme më produktive dhe më të gjelbër.



Të tjera
Kakaoja rrit kolesterolin “e mirë”
Joao Pedro në shënjestër, Chelsea në epërsi
Izraeli ka të drejtë mbi tokën nga lumi Nil deri në lumin Eufrat…