Shefja e grupit parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Jehona Lushaku-Sadriu, nuk ka përjashtuar mundësinë që të dalin me një kandidat të vetin, sa i përket presidentit të ri të vendit.
Në një intervistë për Kosova Press, ajo citohet të ketë thënë se janë të gatshëm të marrin pjesë në konsultimet për zgjedhjen e presidentit.
Duke folur për mbështetjen e mundshme ndaj Vjosa Osmanit, ajo ka thënë se nuk mund të shprehin qëndrim pa pasur kandidatura konkrete në garë.
Theksojmë se tashmë kanë mbetur edhe pak ditë afat, deri në zgjedhjen e presidentit të ri të vendit.



Të tjera
Si ndikon stresi në shëndetin e stomakut?
Ukraina nuk po e humbet lu*ftën
AKI po avancon kapacitetet dhe po forcon sigurinë kombëtare