Presidentja e vendit Vjosa Osmani dhe presidenti i Finlandës Alexander Stubb kanë folur për zhvillimet politike dhe për sigurinë në vend.
Osmani ka njoftuar se kjo bisedë është zhvilluar përmes një lidhje telefonike me ç’rast edhe e ka falënderuar Stubb për mbështetjen që vendi i tij i jep Kosovës.
“Është gjithmonë kënaqësi të bisedoj me mikun e dashur të Kosovës, Presidentin e Finlandës, Alexander Stubb. Diskutuam zhvillimet më të fundit politike dhe të sigurisë, si dhe partneritetin mes dy vendeve tona. E falënderova për mbështetjen e palëkundur të Finlandës për të ardhmen euroatlantike të Kosovës”, ka shkruar Osmani në X.




Të tjera
Gjërat që duhet të bëjmë 20 minuta para gjumit
Si të visheni kur jeni mysafire e një dasme në pranverë?
Disa mënyra si të mbroni zemrën