Njësitë policore kanë raportuar dy raste të ndara dje të kalimit të paautorizuar të kufirit në Kosovë.
Rasti i parë ka ndodhur rreth orës 12:30 në Novosellë, Kamenicë, ku është ndaluar një automjet me targa të huaja, i drejtuar nga një shtetas i Serbisë. Pasagjeri i automjetit ishte gjithashtu mashkull kosovar.
Ata kishin hyrë në Kosovë përmes rrugëve dytësore jashtë vendkalimeve kufitare nga Serbia. Në automjet janë gjetur katër fellne dhe goma pa dokumentacion përkatës mbi prejardhjen.
Malli i konfiskuar është dorëzuar në terminal doganor për procedura të mëtejshme. Për rastin e kalimit ilegal të kufirit është iniciuar kundërvajtje, ndërsa të dyshuarit janë liruar pas intervistimit, në konsultim me prokurorin.
Lexo po ashtu
Arrestohet një person, dyshohet për trafikim me njerëz në Gjilan
Rasti i dytë ka ndodhur rreth orës 15:15 në Koshutic, Leposaviq, ku policia ka ndaluar një veturë tjetër me targa të Serbisë. I dyshuari mashkull dyshohet se ka hyrë në Kosovë po ashtu përmes rrugëve dytësore jashtë vendkalimeve kufitare.
Pas intervistimit dhe konsultimit me prokurorin, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.
/Kosovapress/



Të tjera
Një çamçakëz që forcon kujtesën
Ferizaj befason Ballkanin, Gjilani mposht Prishtinën, Drita fiton ndaj Llapit
Çfarë i ndodh trupit tuaj kur hani ushqim djegës