Kryesia e Përfaqësisë Turke në kuadër të misionit të KFOR-it në Kosovë organizoi një program iftari në qytetin e Prizrenit, raporton Anadolu.
Në iftarin e organizuar në sheshin historik “Shatërvani” në Prizren morën pjesë kryetari i Përfaqësisë Turke në Kosovë, kolonel i këmbësorisë Harun Elitas, përfaqësues të institucioneve dhe organizatave të ndryshme në Kosovë, ushtarë turq që shërbejnë në Kosovë, si dhe shumë të ftuar.
Ushtarë turq dhe rreth 250 qytetarë kosovarë që morën pjesë në iftar u lutën dhe e çelën iftarin me thirrjen e ezanit të akshamit.
Sipas njoftimit nga Kryesia e Përfaqësisë Turke, gjatë muajit të Ramazanit tradicionalisht do të vazhdohet me shtrimin e sofrave të iftarit dhe shpërndarjen e pides në qytete të ndryshme të Kosovës, për të qenë pranë popullit të Kosovës.
Ushtarët turq shërbejnë në Kosovë si forcë paqeruajtëse që nga viti 1999.




Të tjera
Komuna Arnavutkoy e Stambollit organizon iftar për 1500 persona në Kosovë
Shërbimi Sekret shtiu mbi një burrë që u përpoq të hynte në pronën e Trumpit
Një çamçakëz që forcon kujtesën