Janë luajtur sot tre ndeshje nga xhiroja e 21–të në Albi Mall Superligën e Kosovës.
Ferizaj ka arritur fitore të madhe 2:1 ndaj liderit të kampionatit, Ballkanit. Skuadra vendase shënoi në minutën e 13–të me transferin e ri Ruben Silva–Richards.
Ballkani barazoi në minutën e 18–të, nga penalltia u tregua i saktë Almir Kryeziu. Golin e fitores për Ferizajn e shënoi sërish Richards në minutën e 34–të. Ferizaj me këtë fitore ka 22 pikë në vendin e 8–të. Ndërkohë, pas kësaj disfatw Ballkani humb vendin e parë, duke u radhitur në pozitën e dytë me 36 pikë.
Drita në anën tjetër u revanshua ndaj Llapit pas eliminimit në Kupën e Kosovës. Blerton Sheji realizoi në minutën e 64–të për epërsinë e kampiones në fuqi. Drita shënoi sërish në minutën e 90–të me Veton Tushën. Drita me këtë fitore merr vendin e parë në tabelë me 38 pikë, kurse Llapi pozicionohet në vendin e 7–të me 22 pikë.
Gjilani është mjaftuar me golin e pjesë së parë të Edi Bashës për te siguruar fitoren ndaj Prishtinës. Kryeqytetasit janë në vendin e tretë me 36 pikë, ndërsa Gjilani ka 30 pikë në vendin e 6–të.



Të tjera
Infeksioni urinar, si ta trajtojmë?
I ar*matosur në oborrin e shtëpisë së Trump, vr*itet një person
Rama, asnjë hap diplomatik në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së