Çështja e Presidentit, Kurti nesër takohet me Abdixhikun

Çështja e Presidentit, Kurti nesër takohet me Abdixhikun

Kryeministri Albin Kurti nesër do të takojë Kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku.

Këtë e konfirmoi Qeveria e Kosovës përmes një postimi në Facebook, transmeton KosovaPost

Kurti sot u takua me kryetarin e PDK-së, Bedri Hamzën, ku folën edhe për çështjen e presidentit.

Një temë e tillë pritet të trajtohet edhe në takimin e nesërm.