Pas 16 ditësh gara, Lojërat Olimpike Dimërore Milano Cortina 2026 janë mbyllur me një ceremoni spektakolare të organizuar në stadiumin e Veronës.
Mbylljen e LOD e bëri presidentja e Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, Kirsty Coventry, e cila iu drejtua sportistëve me fjalët “Ishit të guximshëm, të patrembur, plot zemër e pasion”.
Në ceremoninë mbyllëse, flamurin Kosovës e valoi skitari Drin Kokaj, i cili mori pjesë në disiplinën e sllallomit në skijim alpin, shkruan Komiteti Olimpik i Kosovës.
Ndryshe, në renditjen e përgjithshme të medaljeve, Norvegjia, doli e para me 41 medalje, e pasuar nga SHBA (33) dhe Italia (20).
Lojërat e ardhshme Olimpike Dimërore do të mbahen në Alpet Franceze në vitin 2030.



Të tjera
Me ligjin e çmimeve tavan nuk zgjidhet inflacioni
Getoar Mjeku emërohet zëvendësministër i Ekonomisë
Njerëzit që ankohen vazhdimisht ta lodhin trurin