Deputeti i Lidhja Demokratike e Kosovës, Avdullah Hoti, ka theksuar se Qeveria e Kosovës se po shmang çështjet thelbësore ekonomike dhe po fokusohet në iniciativa që, sipas tij, nuk adresojnë realisht inflacionin dhe rënien e fuqisë blerëse.
Duke iu referuar vërejtjeve të Fondi Monetar Ndërkombëtar pas misionit dyjavor në Kosovë, ai tha se ekzekutivi duhet të përqendrohet në çështjet strukturore ekonomike dhe jo në kufizimin administrativ të çmimeve.
Sipas Hotit, rritja e çmimeve nuk mund të kufizohet me ligje, përveç në tregje të monopolizuara si energjia, uji apo transporti hekurudhor, ndërsa vendosja e çmimeve tavan nuk adreson problemin e inflacionit dhe rënien e fuqisë blerëse.
Ai theksoi se çmimet mund të mbahen të moderuara duke ulur kostot e prodhimit, transportit dhe tatimet, si dhe përmes politikave industriale që mbështesin prodhuesit vendorë, duke shtuar se asnjë nga këto masa nuk është ndërmarrë në pesë vitet e fundit dhe si rezultat importi dhe inflacioni janë rritur vazhdimisht.
Hoti gjithashtu tha se nuk pret reflektim nga Qeveria aktuale.



Të tjera
Abdixhiku i shkon në takim Kurtit, flasin për presidentin!
Dushko Arsiq dënohet me 13 vjet burgim për krime lufte
Ushqimet që duhet t’i ndaloni pas moshës 30-vjeçare