Tërhiqen nga tregu karamelet “Hello Kitty” nga Japonia, AVU kërkon të mos përdoren

Tërhiqen nga tregu karamelet “Hello Kitty” nga Japonia, AVU kërkon të mos përdoren

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë tërheq nga tregu ëmbëlsirat xhelatinoze (Jelly) të prodhuara në Japoni

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural dhe Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë së Kosovës  kanë njoftuar se karamelat nga Japonia, Hello Kitty Apfel Koniac Gelee dhe eksportuar nga Holanda janë tërhequr nga tregu.

Vendimi është marrë për shkak të rrezikut të mundshëm për shëndetin e konsumatorëve.

“ AUV ka urdhëruar tërheqjen e menjëhershme të këtij  produkti nga tregu dhe asgjësimin e tijë. Të gjitha bizneset që kanë në shitje këtë produkt, me datën e skadimit 11/06/2026 dhe peshë 150g, duhet të ndalojnë menjëherë shitjen dhe t’i kthejnë ato në deponitë nga e janë furnizuar. Po ashtu, konsumatorët që i kanë blerë këto produkte janë të këshilluar të mos i përdorin”, thuhet në njoftim.