Mbrëmjen e së dielës, eskorta e kryeministrit Albin Kurti është parë duke u kthyer nga Skenderaj.
I pyetur nga mediat pas takimit me kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku, Kurti konfirmoi se kishte qenë në Prekaz, ku ka vizituar Rifat Jashari.
Ai tha se me Jasharin ka diskutuar për zhvillimet e fundit politike dhe çështje të tjera me rëndësi.
“Po, kam qenë mbrëmë te baca Rifat. Kur u takuam për festimet e 18-vjetorit të Pavarësisë, menduam se do të kishim mundësi të qëndronim bashkë, pasi nuk jemi parë prej kohësh. Nuk ishte një vizitë e zakonshme, por shkuam atje dhe biseduam për zhvillimet politike dhe shumë çështje të tjera. Megjithatë, zgjidhja mbetet mes këtyre tri subjekteve politike”, tha Kurti, njofton Klankosova.tv.



Të tjera
Dhëmbë të thyer dhe frakturë, lëndimi “horror” i Loftus-Cheek
Vuani nga ankthi? Këto janë ushqimet që duhet të konsumoni
Kusari – Lila nënshkruan kërkesën për përshpejtimin e miratimit të Projektligjit për Inovacion dhe Ndërmarrësi