Ministria e Mbrojtjes me thirrje për të rinjtë: Edhe pak ditë nga hapja e konkursit për ushtarë të FSK-së

Edhe pak ditë nga hapja e konkursit për ushtarë të FSK-së

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci ka njoftuar se po afrohet data e hapjes së konkursit të madh për rekrutimin e ushtarëve të rinj në Forcën e Sigurisë së Kosovës (FSK), përcjell KosovaPost.

Përmes një postimi në Facebook zyrtare, Maqedonci ka ftuar të rinjtë dhe të rejat që të bëhen pjesë e ushtrisë.

Sipas njoftimit, konkursi do të jetë i hapur për të gjithë shtetasit e interesuar që plotësojnë kriteret bazë, duke u bërë thirrje kandidatëve që të fillojnë përgatitjet e nevojshme për fazat e aplikimit.

​Detajet kryesore të konkursit:

  • Mosha e lejuar: 18 deri në 25 vjeç.
  • Afati i aplikimit: Nga 2 marsi deri më 27 mars.
  • Si të aplikoni: Procesi i aplikimit do të realizohet në mënyrë elektronike përmes ueb-faqes zyrtare: rekrutimi.fsk-ks.org.

Ministria e Mbrojtjes ka theksuar se shërbimi në FSK është një mundësi e shkëlqyer për të gjithë ata që dëshirojnë t’i shërbejnë vendit dhe të zhvillohen profesionalisht në një institucion me besueshmëri të lartë.

​Për informata më të detajuara rreth kritereve specifike dhe dokumentacionit të kërkuar, kandidatët mund të vizitojnë faqen zyrtare të ministrisë në mod-ks.org.