Të martën parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira. Gjatë pasdites pritet kalimi i një fronti të ftohtë nga veriu drejt jugut, i cili do të sjellë shtim të vranësirave dhe reshje shiu në shkallë vendi. Reshjet lokalisht mund të jenë në formë rrebeshesh afatshkurtra.
Era do të fryjë nga drejtime të ndryshme dhe herë pas here pritet të jetë mjaft e fuqishme, me shpejtësi 17–54 km/h.
Temperaturat minimale do të luhaten nga 0 deri në 3°C, ndërsa ato maksimale nga 12 deri në 15°C. Gjatë pasdites pritet ulje e shpejtë e temperaturave si pasojë e frontit të ftohtë. /MeteoKosova
The post Shi dhe erë e fuqishme, parashikimi i motit për nesër appeared first on Kosovapost.net.



Të tjera
Thaçi nga Haga: Më është mbyllur goja për të folur dhe më janë lidhur duart për të shkruar
Kurti nga Jerevani: Anëtarësimi në BE dhe në NATO, garanci për stabilitetin e Kosovës
Ata që hanë ushqim djegës çdo ditë rrezikohen nga dementia