Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, Mimoza Kusari-Lila ka pritur në takim ambasadorin e Austrisë në Kosovë, Georg Schnetzer.
Sipas njoftimit zyrtar, gjatë takimit është diskutuar për mundësitë e zhvillimit të mëtejmë të ekonomisë së vendit, bashkëpunimin bilateral me Austrinë, si dhe projektet e deritashme të mbështetura nga shteti austriak për Kosovën.
“Austria mbetet një ndër partnerët seriozë të Kosovës në shkëmbimet tona tregtare, prandaj edhe fushat e bashkëpunimit në sektorin privat janë të shumta”, ka thënë Kusari-Lila.
Ajo ka shtuar se tranzicioni i gjelbër dhe lëvizja drejt një ekonomie të qëndrueshme, të bazuar në parime mjedisore, mbeten fokus dhe objektiv kyç i MINTI-t.
Sipas saj, vazhdimi i bashkëpunimit me Austrinë shihet si afatgjatë dhe i qëndrueshëm, me theks të veçantë në mbështetjen e sektorit privat dhe zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik.



Të tjera
Uran Ismaili konfirmon koalicionin me Përparim Ramën në kryeqytet
U dërgua dje në spital, dalin detaje rreth gjendjes shëndetësore të Sir Alex Ferguson
Evropë: Një nga shtatë njerëz me HIV nuk e dinë që vuajnë nga infeksioni