Sermaxhaj publikon listën e Kosovës për ndeshjet e kualifikimeve për Botërorin 2027 – Ekonomia Online

Sermaxhaj publikon listën e Kosovës për ndeshjet e kualifikimeve për Botërorin 2027

Përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës për vajza, Sami Sermaxhaj, ka shpallur listën e futbollisteve të ftuara për dy ndeshjet e para të edicionit të ri të kualifikimeve për Kupën e Botës 2027.

Dardanet do të përballen me Gjibraltarin dhe Kroacinë në fillim të marsit, në kuadër të Grupit 2 të Ligës C.

Ndeshja e parë zhvillohet më 3 mars në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë kundër Gjibraltarit, ndërsa përballja me Kroacinë zhvillohet më 7 mars në stadiumin “Branko Čavlović-Čavlek” në Karlovac të Kroacisë.

Kosova bën pjesë në Grupin C2, ku krahas Kroacisë dhe Gjibraltarit, pjesëmarrëse është edhe Bullgaria, duke u përgatitur për një fillim të fortë në kualifikimet për Botërorin 2027.